Aviacioni i Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë me sukses zhvilloi operacionin për transportimin e mallrave në stacionin rus “Poli i Veriut-38”. Specialistët e polit u furnizuan me ushqime, lëndë djegëse dhe pajisje të reja, me ndihmën e të cilave ata do të masin sfondin e rrezatimit radioaktiv në hapësirat arktike. Transportimi i ngarkesave në këtë stacion për herë të parë i takoi MSJ. Në kushtet e mjegullës së dendur, që vështirëson qartësinë e vrojtimit, pilotët mundën ta ulnin avionin që me provën e parë. Ulja në një pistë akulli jo shumë të madhe konsiderohet një nga momentet më të rrezikshëm të operacioneve të tillë.