0Maestro Valeri Gergiev i dedikon një nga koncertet e Festivalit të X moskovit të Pashkëve viktimave të tërmetit dhe cunamit në Japoni. Dirigjenti i famshëm rus përfshiu në programin e koncertit “Requiem” Giuseppe Verdit dhe muzikën e kompozitorit bashkëkohor Felix Kruglikov. Koncertet e Festivalit të X moskovit të Pashkëve po zhvillohen në 38 qytete të Rusisë si dhe jashtë shtetit. Në to marrin pjesë yje të artit botëror. Sipas traditës, shfaqjet mbahen jo vetëm në sallat kryesore të koncerteve, por edhe në spitale, shtëpitë e fëmijës (jetimore) dhe institucione të ndryshme arsimore.