Euforia në lidhje me eliminimin fizik të Osama bin Ladenit ndikoi në mënyrë të ndjeshme në dinamikën e tregjeve monetare dhe atyre të mallrave, konstaton gazeta «РБК Daily» (“RBK Daily”). Por, sipas vlerësimeve të analistëve, ky lajm do të ketë një efekt afat-shkurtër. Po a iu dha vallë vërtet goditje vdekjeprurëse terrorizmit ndërkombëtar me vrasjen e bin Ladenit? Një pyetje të tillë shtron botimi «Российская газета» (“Rossijskaja gazeta”). Ekspertët në Uashington i vlerësojnë në mënyrë jo të njëkuptimshme perspektivat e mëtejshme të luftës kundër terrorizmit. Kështu, Drejtori i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë Richard Haas deklaroi, se likuidimi fizik i bin Ladenit është më tepër fitore simbolike dhe psikologjike. Sipas mendimit të Haas, terrorizmi global për shkak të natyrës, thelbit të vet të decentralizuar nuk do të pushojë së ekzistuari.

Tradhtari që dekonspiroi 11 agjentët rusë do të gjykohet, - këtë lajm e komentuan pothuajse të gjitha gazetat. Siç sqaron gazeta «РБК Daily» (“RBK Daily”), çështja e kolonelit të zbulimit të jashtëm Aleksandër Poteev u dorëzua në gjykatën ushtarake. Supozohet se pikërisht Poteev i dorëzoi shërbimeve sekrete amerikane të dhënat mbi agjentët rusë. Skandali me spiunazhin plasi në verë të vitit kaluar. Atëhere shërbimet sekrete amerikane deklaruan mbi atë, se 11 qytetarë rusë, që punonin në SHBA nën emra të rremë, ishin agjentë të huaj. Pasi pranuan fajin e tyre të dyshuarit pranuan deportimin e vet të menjëhershëm. Aleksandër Poteev që nga viti i kaluar ndodhet në Shtetet e Bashkuara. Sipas ligjit rus atij i kërcënohet dënimi 20 vjet burgim për Tradhëti dhe 7 - për Dezertim.   

0Pierre Cardin dëshiron të shesë Shtëpinë e vet të modës, shkruajnë me shqetësim gazetat. Stilisti dhe modelieri me famë botërore pas 60 vjet pune ka ndërmend të ndahet me biznesin e jetës së tij. Perandorinë e vet të modës ai dëshiron ta shesë për 1 miliard euro, por ekspertët e vlerësojnë atë 5 herë më lirë. Bile dhe vetë Cardin e ka të vështirë të llogarisë vëllimin e fitimit, por kërkon megjithatë, siç shkruan

gazeta “Vedomosti” («Ведомости»)

0, “1 miliard - në podium!”. Kjo nuk do të thotë se Pierre Cardin do të largohet fare nga sfera e modës, vë në dukje

botimi «РБК Daily» (“RBK Daily”)

0. Sipas fjalëve të tij, ai ka ndërmend ti ruajë vetes postin e drejtorit kreativ, gjë kjo që do të jetë fort e dobishme për imazhin e markës (brand-it).