0Ngjarjet e këtyre ditëve të fundit u kujtuan të gjithëve, se terrorizmi ndërkombëtar mund të luftohet vetëm me përpjekje të përbashkëta. Eliminimi fizik i Osama bin Ladenit u ngjarje me rëndësi jashtëzakonisht të madhe në luftën kundër terrorizmit global. E gjithë bota e qytetëruar i uroi amerikanët me rastin e zhvillimit të operacionit të suksesshëm në Abbotabad-in pakistanez. Komuniteti i ekspertëve konstaton, se deri tani nuk është arritur të vendoset një bashkëpunim vlerëplotë midis vendeve kryesore të botës për zhvillimin e luftës globale kundër terrorizmit. Vendosjen e bashkëpunimit duhet ta ndërmarrin, në radhë të parë, shërbimet speciale, mendon Kryeredaktori i revistës “Mbrojtja kombëtare” («Национальная оборона») Igor Korotçenko. “- Është i domosdoshëm, para së gjithash, përqëndrimi i përpjekjeve të shërbimeve speciale të vendeve të ndryshme për arritjen e rezultatit përfundimtar. Unë duhet të them, se në aspektin praktik bashkëveprimi realizohet me prezencën evidente të një mosbesimi të madh, meqenëse emrat e agjentëve janë të patransmetueshëm. Burimet e informacionit çindividualizohen. Dhe prandaj në shumë gjëra këto përpjekje nuk japin atë rezultat që mund të arrihej në të vërtetë”,- tha Igor Koretçenko. I gjithë problemi konsiston në atë, se pasojat e çdo sulmi terrorist vlerësohen nga çdo shtet nëpërmjet prizmit të interesave vetiake kombëtare. Kurse ato jo gjithmonë përkojnë me interesat e vendeve të tjera. Nuk duhet lënë në harresë edhe fakti se ekstremizmi bashkëkohor në shumë gjëra u bë pjellë e ballafaqimit të superfuqive në gjysmën e dytë të shekullit të XX: gjatë kohës së qëndrimit të trupave sovjetike në Afganistan shërbimet e inteligjencës perëndimore ushqyen ata që tani është bërë zakon të quhet përbindësha (monstra) të terrorizmit. Epoka e konfrontimit ideologjik mbeti tashmë në të kaluarën, ndërsa vetë fenomeni vazhdon të ekzistojë dhe kërcënon tani gjithë qytetërimin botëror. Bashkësia ndërkombëtare ka shumë platforma ku mund të zhvillohet bashkëpunimi efektiv në luftën kundër terrorizmit. Kjo është, para së gjithash, Organizata e Kombeve të Bashkuara. Vendimet e marra prej saj gjatë 10 viteve të fundit kanë krijuar kuadrin e përgjithshëm ligjor për të luftuar me këtë murtajë. Kohët e fundit është aktivizuar në këtë plan edhe Këshilli Rusi-NATO. Bashkimi Evropian po ia hyn bashkëpunimit me Rusisë në çështjen e parandalimit të rreziqeve kërcënuese terroriste. Ekzistojnë edhe bashkime të tilla ndërkombëtare si Organizata e Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK) dhe Organizata e Bashkëpunimit e Shangait (OBSH), të cilat ofrojnë forma të ndryshme bashkëveprimi në luftën kundër terrorizmit. Për vendosjen e një bashkëpunimi të tillë duhet tani vetëm shfaqja e vullnetit politik nga ana e udhëheqësve botërorë.