0Në vjeshtë të këtij viti grupimit orbital të sistemit satelitor rus të navigacionit “GLONASS” do ti shtohen edhe 4 satelitë të tjerë. Siç njoftuan në Agjencinë Federale Kozmike “Roskozmos”, kjo do të lejojë përfshirjen prej tij të gjithë Rruzullit tokësor. Në grupimin e sistemit “GLONASS” hyjnë më tepër se 20 satelitë. Bile që tani ky sistem navigacioni, si i thonë fjalës, “mbulon” gjithë territorin e Rusisë dhe shumicën e vendeve të huaja.