0Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të dytën ditë me radhë po shqyrton situatën e krijuar në Libi. Për ditën e sotme është planifikuar mbledhja e radhës e tij. Në vigjilje i Dërguari i posaçëm i Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Libinë Abdelilla Khatib mori një mesazh nga Muammar Gaddafi me thirrjen për rishikimin e situatës së krijuar pas sulmit ajror natovian të dhënë në të gdhirë të së dielës. Sipas fjalëve të Khatib, gjatë udhëtimit të vet të paradokohshëm në Libi ai mori konfirmime nga qeveria e vendit dhe opozita në lidhje me atë se të dyja palët e konfliktit duan vendosjen e armëpushimit. Autoritetet kërkojnë ndalimin e sulmeve ajrore të NATO-s, kurse opozita - që Gaddafi të braktisë vendin.