Më 3 maj, me sugjerimin e Shoqërisë ndërkombëtare të energjisë diellore, në botë kremtohet Dita e Diellit. Në fakt, ylli me emrin Diell, që i jep jetë gjithçkaje në Tokë, tërheq vemendjen jo vetëm në këtë ditë. Dhe kështu ka ndodhur gjithmonë dhe kudo. Në kulturën popullore ruse simbolet e Diellit ndeshen gjithkund, në çdo hap. Nuk janë më të paktë këto simbole edhe në artin profesional rus. Për shembull, “Kuadrati i zi” (“Black Square”) i Kazimir Maleviçit u duk, sado i çuditshëm që të duket ky konstatim, falë Diellit. Maleviç po merrej me projektimin e skenës për operën futuristike “Fitorja mbi Diellin”. Pikërisht atëhere dhe u duk kuadrati i parë i zi - ai simbolizonte në siparin e skenës eklispin diellor. Kurse më vonë, gjatë përgatitjes së broshurës me skicat e operës “Fitorja mbi Diellin”, Maleviç e paraqiti “Kuadratin e zi” si manifest të “realizmit të ri”. Midis kompozitorëve më i apasionuari pas Diellit ishte klasiku i shekullit të XX-të Sergei Prokofiev. Ai zotëronte bile dhe “Librin prej druri” - i cili në vend të kopertinës kishte dy pllaka druri të veshura me lëkurë të zezë të ashpër të lidhura midis tyre me një ushkur të fortë, të shkuar në vrimat e hapura me gozhdë - në të cilin Prokofiev mblidhte përgjigjet e bashkëkohësve të vet të famshëm ndaj pyetjes “Ç’mendoni ju për Diellin?”. Bashkëpunëtorja shkencore e Muzeut moskovit të Sergei Prokofievit Marina Rahmanova e quan këtë shfaqje të ekstravagancës dhe paradoksalitetit të Prokofievit: “- Ekstravaganca është prezente edhe në vetë pyetjen e formuluar nga Prokofievi. Por ekziston dhe njëfarë rregullshmërie në atë, që pyeste ai pikërisht për Diellin dhe jo për Hënën apo për qiellin. Imazhi i dritës dhe Diellit ishte tejet i rëndësishëm për Prokofievin. Dhe është e lidhur kjo me faktin se pat parë ai në fëmijëri stepat nën zhegun përvëlues të Diellit. Kjo është dhe origjina stepore e skifëve, edhe burimi dritëpërçues, rrezatues rus. Në muzikën e tij, në përgjithësi, ka shumë diell”, - tha Marina Rahmanova. Përgjigje ndaj pyetjes së shtruar po nga vetë Prokofiev mund të quhet, ndoshta romanca e tij me poezi të Anna Akhmatova-s “Dielli mbushi dhomën me dritë” (“Солнце комнату наполнило»).

Shkarko audiofailin