0EULEX tani për tani nuk ka grumbulluar dëshmi të mjaftueshme e me peshë, të cilat të lejonin fillimin e hetimit zytar të çështjes mbi “transplantimin e zi” dhe krime të tjera të përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare të Kosovës, për të cilat flitet në raportin e mbrojtësit të njohur të të drejtave të njeriut Dick Marty. “Ne mbajmë kontakt të vazhdueshëm me zotin Marty, por deri tani nuk kemi marrë prej tij dëshmi solide, me peshë e të padiskutueshme të akuzave të pasqyruara në raportin e tij. Prandaj në etapën aktuale ne s’kemi se ç’të themi gjë tjetër”, - deklaroi përpara gazetarëve në Prishtinë përfaqësuesi zyrtar i EULEX. Përveç kësaj, ai hodhi poshtë akuzat që kanë të bëjnë me atë, se Misioni policor evropian nuk është në gjendje të sigurojë mbrojtjen e dëshmitarëve të kësaj çështjeje”. “Ne kemi besim të plotë tek njësitë tona të destinuara për mbrojtjen e dëshmitarëve, të cilat kanë demonstruar deri tani aftësinë për të zgjidhur me mjaft sukses bile dhe detyrat më të komplikuara e më delikate”, - tha ai.