Këshilli i Sigurisë i OKB-së duhet të miratojë një rezolutë të re për Libinë, mendon Ndihmësi i Zëvendësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështjet politike James Appathurai. Është e domosdoshme të miratohet një dokument që të mund të lejonte zhvillimin e operacionit tokësor të ushtrive të huaja në këtë vend, deklaroi ai gjatë zhvillimit të urës telekomunikative me studentët e Universitetit Shtetëror Linguistik të Moskës. Bashkë me këtë Appathurai theksoi sërish, se Lideri libian Muammar Gaddafi “nuk është objektiv i NATO-s. Por trupat e tij po vazhdojnë të vrasin popullatën civile të Libisë, prandaj pikërisht mbrojtja e popullsisë paqësore dhe është qëllimi kryesor i koalicionit”.