0Skuadra përfaqësuese e Rusisë sot do të zhvillojë ndeshjen e tretë të Kampionatit Botëror të Hokeit. Në takimin përfundimtar të raundit të 3 të etapës paraprake të grupit “A” rusët do të luajnë në Bratislavë me të zotët e shtëpisë së Kampionatit, skuadrën e Sllovakisë. Përfaqësuesja e Rusisë humbi ndeshjen me ekipin gjeman në ditën e parë të Kampionatit, e cila përfundoi me rezultatin 0:2, por fitoi megjithatë lojën me skuadrën përfaqësuese të Sllovenisë (6:4). Në një ndeshje tjetër të grupit “A” sot do të rivalizojnë midis tyre skuadrat përfaqësuese të Sllovenisë dhe Gjermanisë.