0Funksionimi i Bashkimit Doganor dhe mundësitë e krijimit të Hapësirës Unike Ekonomike në kuadër të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) - këto janë temat kryesore që do të diskutohen nga pjesëmarrësit e Forumi ekonomik ndërkombëtar, që pritet të hapet sot në kyeqytetin e Kazakistanit - Astana. Në të marrin pjesë rreth 5 mijë shkencëtarë dhe ekspertë. Midis tyre janë 7 laureatë të çmimit Nobel, drejtues të organizatave ndërkombëtare, politikanë nga 78 vende, ndër të tjera dhe Rusia. Në rendin e ditës së Forumit figurojnë gjithashtu edhe tema të tilla si zhvillimi i ekonomisë dhe financave globale, perspektivat e reja të biznesit, tërheqja e investimeve si dhe forcimi i proceseve integruese.