Kreu i rrjetit terrorist global “Al-Qaeda” Osama bin Laden u asgjësua fizikisht. Për këtë u njoftoi gazetarëve personalisht Presidenti i SHBA Barak Obama.

40 minuta iu deshën gjithsej komandosëve amerikanë që të agjësojnë “Terroristin №1” në qytetin pakistanez Abbotabad. Por duhet thënë gjatë kësaj se pothuajse 10 vjet ka vazhduar kërkimi e gjurmimi i tij. Shërbimi për shtyp i Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev përshëndeti suksesin serioz të SHBA dhe shprehu besimin në atë, se “shpagimi do të jetë i pashmangshëm për të gjithë terroristët”. Përfaqësuesit e shërbimeve speciale ruse e quajtën likuidimin e bin Ladenit ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme, e cila dëshmon për ndëshkimin, shpagimin e drejtë të terroristëve që kanë kryer krime nga më monstruozet kundër njerëzimit. Asgjësimi fizik i bin Ladenit është sukses i madh i mbarë komunitetit ndërkombëtar, tha në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” anëtari i Komitetit për sigurinë i Dumës Shtetërore të Federatës Ruse Mihaill Starshinov: “- Sigurisht, kjo nuk është megjithatë fitore ndaj terrorizmit, kjo është fitore në një nga betejat e luftës kundër kësaj së keqeje. Por, zakonisht, pas një fitore të tillë kaq domethënëse pason shpërthimi i valës së terrorizmit, i cili dëshiron të demonstrojë se është gjallë. Kështu që amerikanët kanë plotësisht të drejtë kur paralajmërojnë mbi rritjen e rrezikun kërcënues terrorist. Edhe vendet e tjera duhet të marrin medoemos masa të rritura sigurie. Janë plotësisht të mundura ndofarë aktesh hakmarrjeje nga ana e terroristëve. Ata nuk do ta pranojnë me qetësi disfatën që pësuan”, - tha Mihaill Starshinov.

0Kryetari i Komitetit për çështjet ndërkombëtare të Këshillit të Federatës Mihaill Margellov nga ana e vet mendon, se shumë shpejt do të duket lideri i ri i “Al-Qaeda”. Dhe politikani ka plotësisht të drejtë. Sepse “terroristit №2” në listë Ayman al-Zawahiri është ende gjallë. Por, pa asnjë dyshim, likuidimi i “Terroristit №1” Osama bin Laden është një eveniment i madh. Meqenëse ai ishte një nga simbolet kryesore të terrorizmit botëror.