0Trupat libiane, besnike të Muammar Gaddafit, hynë 1 kilometër në thellësi të Tunizisë duke ndjekur këmba-këmbës kryengritësit në territorin e saj. Shkëmbime zjarri, që kalojnë në përleshje të ashpra midis palëve ndërluftuese,   po zhvillohen përgjatë gjithë vijës kufitare. Dëshmitarët okularë njoftojnë për një numër të madh të plagosurish. Nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me atë, nëse kanë hyrë apo jo në veprime ushtarake trupat tuniziane dhe se kanë marrë vallë ato nën mbrojte kampet e refugjatëve libianë, të cilët i kërcënon rreziku real i shkatërrimit të plotë.