0Më tepër se 4 milionë veteranë të Luftës së Madhe Patriotike në vigjilje të Ditës së Fitores do të marrin me postë urimin personal të Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Siç njoftuan në Postën e Rusisë, kartolinat e urimit në emër personal brenda zarfeve me simbolikën përkatëse do të dërgohen mbi bazë rregulli prioritar. Në rast nevoje specialistët e Postës së Rusisë do të saktësojnë vendbanimin e ri të veteranit, me qëllim që të gjitha kartolinat e urimit tu bien veteranëve në dorë para datës 9 maj.