0Festivali mbarërus i alpinizmit “Munku-Sardik-2011”, kushtuar 350 vjetorit të hyrjes së Burjatisë me vullnet të lirë në përbërjen e shtetit Rus, tashmë startoi në këtë republikë. Pjesëmarrësit e tij do të realizojnë ngjitjen masive në pikën më të lartë të Siberisë Lindore - në majën e malit Munku-Sardik me lartësi pothuajse 3.500 metra mbi nivelin e detit. Burjatia gëzon popullaritet të madh midis të apasionuarve pas turizmit malor dhe alpinizmit. Këtë vit në ngjitjen malore do të marrin pjesë më tepër se 1.500 veta nga 15 rajone të Rusisë. Përveç pushtimit të majës së malit Munku-Sardik në programin e festivalit hyjnë edhe zhvillimi i garave në disiplinën e skive malore ekstreme, konkursi i këngëve autoriale dhe festa e nderimit të të zotit të malit të shenjtë Munku-Sardik.