0Rusia shprehet e gatshme të sigurojë mbrojtjen antiraket (MAR) të Evropës Lindore në kuadër të Mbrojtjes evropiane antiraket, deklaroi Komandanti i Trupave Kozmike, gjeneral-togeri Oleg Ostapenko. Përveç kësaj, trupat ruse mund të marrin nën mbrojtje akuatoret e Detit të Zi, Detit Balltik dhe Detit Barenc. Rusia i propozoi NATO-s një sërë iniciativash në lidhje me krijimin e mbrojtjes së përgjithshme antiraket. Në veçanti, Moska planifikon ti caktojë çdo pjesëmarrësi të projektit territore të veçanta, ndërkohë që gjatë kësaj vendimi mbi vënien në përdorim të MAR duhet të merret bashkarisht. Ai theksoi, se krijimi i sistemit të përgjithshëm të mbrojtjes antiraket të NATO-s dhe Rusisë do të eliminojë preokupimet e Moskës në lidhje me sistemin antiraket të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Evropë.