0Çifti i patinatorëve rusë Tatiana Volosozhar dhe Maksim Trankov fituan medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Patinazhit Artistik, i cili po zhvillohet në Moskë. Medaljen e artë në këtë lloj disipline e fitoi me meritë çifti gjerman - Robin Szolkowy dhe Aliona Savchenko. Medaljen e bronzit ia siguroi vetes çifti kinez - Pang Qing dhe Tong Jian. Edhe 2 çifte të tjera ruse - Yuko Kavaguçi / Aleksander Smirnov dhe Vera Bazarova / Yuri Larionov - zunë përkatësisht vendin e katërt dhe të pestë. Medalja e Tatiana Volosozhar dhe Maksim Trankov u bë sot e dyta për skuadrën përfaqësuese të Rusisë. Më parë patinatori rus Arthur Gachinsky zuri vendin e tretë në patinazhin artistik për meshkuj. Nesër  në Kampionatin Botëror të Patinazhit Artistik në Moskë femrat do të demonstrojnë programin e shkurtër, kurse çiftet e vallëzimit - programin e kërcimeve të shkurtra.