Në muzeun rezervat “Царское Село” (“Carskoe Sele”) nën Shën Petersburg u demonstruan sot gazetarëve rezultatet e para të restaurimit të ambienteve të brendshme të pallatit të shekullit të XVIII-të. Ndër to janë elemente dekori të pavijonit “Banja e ftohtë”, që u ruajt mrekullisht në kohën e luftës. Ky pavijon u ndërtua në vitet 80-të të shekullit të XVIII-të sipas projektit të arkitektit Charls Cameron, si pjesë unikale e kompleksit janë “Kullat mbretërore”. Si bazë për projektin arkitekti përdori planin e kullave të perandorit romak  Konstantin. Punët restauruese, në të cilat janë përdorur gjerësisht gurë gjysëm të çmuar, planifikohet  të përfundojnë plotësisht në dhjetor të vitit 2013.