Rusia dhe Lituania në qershor do të nënshkruajnë marrëveshjen e ndërtimit të urës për lëvizjen e automobilave mbi lumin Neman. Për këtë deklaroi në Vilnews guvernatori i qarkut Kaliningrad (Perëndim i Rusisë) Nikollai Cukanov. Ai theksoi, se ura e re do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të transportit. Ura e Mbretëreshës Luiza, që aktualisht ekziston, është ndërtuar në vitin 1907 dhe ndodhet në gjendje avarie. Palët shpresojnë të marrin për këtë projekt mbështetje financiare nga BE.