Rusia në maj përkohësisht do të ndërpresë eksportin e nënprodukteve të naftës, që të garantojë plotësisht furnizimin e tregut të brendshëm. Për këtë njoftoi Zëvendës ministri i energjetikës Sergei Kudrjashov. Të enjten ai zhvilloi një mbledhje në lidhje me shfaqjen e deficitit të lëndës djegëse në një sere rajone ruse. Situata më e vështirë është në qarkun  Altaj (Siberi). Me urdhër të Kryeministrit të Rusisë Vladimir Putin Shërbimi Federal Antimonopol filloi kontrollin e kompanive të naftës.