Zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse në OKB Aleksandër Pankin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së deklaroi, se situata në Siri nuk përbën rrezik për paqen ndërkombëtare, dhe paralajmëron të mosndërhyet në punët e brendshme të këtij vendi. “Rrezik real për sigurimin rajonal, siç e imagjinojmë, mund të përbënte ndërhyrja e forcave të jashtme në situatën e brendshme politike në Siri”, theksoi Pankin. Ai vuri në dukje, se “dikush midis protestuesve edhe në Siri, edhe në vendet e tjera” shpreson hapur për një ndërhyrje të tillë. “Mënyra të tilla provokojnë zinzhirin e pafund të dhunës”, mendon diplomati.