Anija e madhe e Flotës së Oqeanit Paqësor të Federatës Ruse “Admirall Panteleev” po përgatiet për lundrim drejt Singaporit. Ajo do të përfaqësojë atje Rusinë në ekspozitën ndërkombëtare të armatimeve dhe teknikës “IMDEKS-2011”, që do të hapet më 17 maj. Pas kësaj anija do të marrë kursin për në Indonezi, ku do të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta antipirate. Në vitin 2009 “Admirall Panteleev” garantoi sigurinë e lundrimit të anijeve ndërkombëtare në rajonin e gjirit të Adenit. Gjatë stërvitjeve pranë brigjeve të Somalisë marinsat ruse arrestuan grupin e piratëve prej 29 vetash.