Kryetarët e MPB të vendeve pjesëmarrëse në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) do të zhvillojnë sot në Astana një takim të radhës, në të cilin do të diskutohen çështjet e luftës kundër krimit dhe drogës. Delegacionin rus e kryeson Ministri i punëve të brendshme Rashid Nurgaliev. Sipas rezultateve të kësaj mbledhjeje do të nënshkruhet protokolli për bashkëpunim, që do të përcaktojë drejtimet kryesore të bashkëveprimit për një perspektivë të afërt. Në OBSH hyjnë Rusia, Kina, Kazakistani, Uzbekistani, Taxhikistani dhe Kirgistani.