0Kompania energjetike japoneze TEPCO ka ndërmend të ndërtojnë një ndërmarrje për përpunimin e ujit radioaktiv nga reaktorët që pësuan avari të elektrostacionit atomik “Fukushima-1”, njofton Kanali televiziv japonez NHK. Pritet që ajo të fillojë tashmë nga puna në qershor. Sipas projektit, uji do të kalohet nëpërmjet një filtri vajor, ndërsa përmbajtja e lëndëve radioaktive do të minimizohet me ndihmën e mineralit të quajtur - zeolite. Më tej planifikohet shfrytëzimi i këtij uji sërish për ftohjen e reaktorëve të elektrostacionit atomik.