Delegacionet e larta të lëvizjeve kundërshtare FATH dhe HAMAS, në negociatat në Kairo kushtuar çështjeve për pajtimin ndërpalestinez arritën në marrëveshje paraprake për të gjitha çështjet, njofton Internet portali EGYnews. Palët nënshkruan dokumentin për pajtim, në të cilin flitet për marrëveshjen e zhvillimit të zgjedhjeve dhe krijimit të qeverisë.