Në katër qytete ruse është e sigurt se do të zhvillohen ndeshje të Kampionatit Botëror të futbollit të vitit 2018, deklaruan në Ministrinë e sportit dhe turizmit. Këta janë Moska, Shën Petersburgu, Kazan dhe Sochi. Njoftohet gjithashtu, se në kuadrin e komitetit organizativ është krijuar një këshill ekspertësh, në punën e të cilit hyn ekspertiza për punët mbi projektet dhe vet projektet e stadiumeve dhe bazave stërvitore në përputhje me kërkesat e FIFA-s.