Zgjerimi i Aleancës Veriatlantike shkakton shqetësim tek Rusia, deklaroi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin në konferencën e vet për shtyp në Stokholm. NATO-para së gjithash është bllok politiko-ushtarak. Çdo vend me afrimin e infrastrukturës ushtarake pranë kufinjve të vet duhet të reagojë në mënyrë të tillë, shtoi ai.