Në Moskë do të startojë Kampionati Botëror i patinazhit artistik. Sot do të jepet një program i shkurtër për meshkuj dhe çifte sportivë. Të parët në akull do të dalin sportistët “tekë”. Moskovitët dhe mysafirët e kryeqytetit do të shikojnë debutimet e 30 patinatorëve më të fortë të planetit. Pas programit të shkurtër për meshkuj do të debutojnë 22 çifte. Rusia në këtë lloj programi ka përfaqësi maksimale me tre çifte. Fituesit e medaljeve në garat e dueteve sportivë dhe për meshkuj do të shpallen më 29 prill.