Në Moskë do të shpallen laureatët e konkursit letrar “Çmimi rus”. Ky çmim u jepet autorëve, që jetojnë jashtë shteti, për veprat e shkruara në rusisht. Për këtë çmim pretendojnë 9 prozaikë dhe poetë nga Izraeli, Kazakistani, Holanda, Polonia, SHBA-s, Ukraina dhe Estonia. Ky çmim përbëhet nga tre nominacione “Proza e madhe”, “Proza e vogël” dhe “Poezia”. Përveç çmimeve kryesore, komiteti organizativ do të japë dhe çmime speciale “Për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe zhvillimin e traditave të kulturës ruse jashtë kufijve të Rusisë”. Gjithsej për përzgjedhje janë dërguar më shumë se 640 romanë, vëllime me poezi dhe tregime nga 42 vende të ndryshme.