Anija kozmike e ngarkesave “Progres”do të niset nga kozmodromi Bajkonur. Në bordin e anijes ka ushqime, ujë, veshje dhe dhurata për kozmonautët. Përveç kësaj, ajo do të çojë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN)  grupin e ri të “vizitorëve kozmikë”, si dhe fara domatesh dhe kokrra gruri për kopështin kozmik. Bashkimi i anijes me SKN është planifikuar të bëhet më 29 prill. Aktualisht në stacion punojnë 6 kozmonautë, ku tre prej tyre janë rusë.