0Me 1 minutë heshtje dhe rënien e Këmbanës së Paqes përpara godinës së Selisë së OKB në Nju Jork nderuan sot kujtimin e viktimave të aksidentit të Çernobilit pjesëmarrësit e sesionit të Asamblesë Parlamentare, e cila iu kushtua 25-vjetorit të tragjedisë që ndodhi në elektrostacionin atomik çernobilian. Kjo këmbanë iu dhurua OKB-së në qershor të vitit 1945 nga Japonia. Ajo është derdhur nga monedhat e mbledhura prej njerëzve nga 60 vende të ndryshme të botës. Këmbanës i ranë me radhë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon si dhe përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës, Bjellorusisë - shteteve që u dëmtuan më shumë nga pasojat e katastrofës së Çernobilit. Minuta e heshtjes u shpall 2 herë - pasi pushoi së tingëlluari Këmbana e Paqes dhe në momentin e hapjes së punimeve të sesionit të Asamblesë Parlamentare të OKB-së.