Destabilitetin në botë e provokon kërkesa për diamante, konstaton gazeta «Новые Известия» (“Novie Izvestia”). Që nga fillimi i vitit kostoja e mineraleve më të shtrenjta në tregun botëror është rritur me 17%. Kjo është e lidhur, para së gjithash, me faktin se paqëndrueshmëria e ekonomisë botërore i detyron të pasurit e rinj të mbarë botës (nouveaux riches) të kërkojnë burime të sigurta, të besueshme për investimin e mjeteve financiare. Analistët gjermanë mendojnë se kjo rritje tremujore rekord u shkaktua nga interesi i rritur ndaj diamanteve nga ana e miliarderëve kinezë dhe indianë si dhe blerja e brilianteve prej pasanikëve të Gjirit Persik, që duan të sigurojnë veten duke ia patur frikën zhvillimit të revolucionit. Gjatë kësaj vëllimi i nxjerrjes së elmazeve ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Specialistët e shpjegojnë këtë me shirat sezonalë në jug të Afrikës, veçanërisht rrebeshet e fuqishme të këtij viti. Kështu që përveç faktorit kërkesë në rritjen e çmimeve, ndoshta, ndikon edhe rënia e vëllimit të nxjerrjes së elmazeve.

Hungaria pushoi së qeni republikë, me këto fjalë i intrigon lexuesit gazeta «Коммерсант» (“Kommersant”). U miratua Kushtetuta e re në të cilën vendi njihet thjesht si “Hungaria”. Në këtë mënyrë ajo asociohet me shtetin mesjetar hungarez, i cili e tejkalonte gati tre herë territorin aktual të saj. Dokumenti shkaktoi shqetësim të madh si në radhët e opozitës, ashtu dhe në vetë Bashkimin Europian. Në maj në Budapest, në emër të PACE do të fillojë nga puna Komisioni Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit, i cili merret me analizimin e ligjeve dhe projekt ligjeve që prekin çështjet e së drejtës kushtetuese. Në qershor ai duhet të paraqesë rezultatet e punës së bërë për verifikimin e pajtueshmërisë së ligjit të ri hungarez me normat demokratike. “Për ne kjo është shpresa e fundit për të ndrequr situatën”, - pranojnë në opozitën hungareze.

0Marrja me muzikë në fëmijëri ndihmon për ruajtjen e mendjes së kthjellët deri në modhë të thyer, shkruan

gazeta «РБК Daily» (“RBK Daily”).

0 Një zbulim të tillë bënë shkencëtarët amerikanë. Sipas fjalëve të studiuesve, të marrurit me muzikë stimulon zonat njohëse të trurit dhe e bën atë më të aftë në procesin e të menduarit gjatë periudhës së plakjes. Siç shpjegoi specialisti në fushën e aktivitetit të lartë nervor Valeri Shulgovskij, i gjithë problemi konsiston në atë, se njeriu ka të ashtuquajturat periudha të ndjeshme, kur ai përvetëson në mënyrë më efektive njohuritë - qoftë ky zhvillimi fizik apo, për shembull, mësimi i gjuhës. Kështu që prindërit kanë plotësisht të drejtë kur i detyrojnë fëmijët të mësojnë gamat e tingujve edhe në qoftë se ata nuk do të bëhen kurrë muzikantë, konkludon gazeta.