0Rusia bëri thirrje për të përshpejtuar përpunimin e Konventës mbi statusin ligjor të Detit Kaspik dhe për ta paraqitur projektin e saj për shqyrtim në samitin pesë palësh që do të zhvillohet këtë vit në Moskë. Me një iniciativë të tillë doli Ambasadori rus për detyrat e posaçme Aleksandër Gollovin në takimin në Baku të ekspertëve të vendeve të rajonit të Kaspikut - Rusisë, Azerbajxhanit, Iranit, Kazakistanit dhe Turkmenistanit. Problemi i përcaktimit të statusit të Detit Kaspik u ngrit pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, kur dukja e subjekteve të reja të së drejtës ndërkombëtare evidentoi nevojën e ndarjes së Detit Kaspik midis 5 shteteve të sipërpërmendura.