0Në Nizny Novgorod sot filloi punimet Forumi i IV ndërkombëtar i teknologjive informative, në të cilin marrin pjesë përfaqësuesit e IT-komunitetit, biznesit dhe organeve pushtetore nga rajonet e Federatës Ruse si dhe nga Finlanda, Gjermania, SHBA e vende të tjera. Pjesëmarrësit do të diskutojnë zhvillimin e tregut informativ rus të telekomunikacionit dhe parqeve teknologjike, sigurinë në komunitetin e informacionit, aksesin në teknologjitë e reja të njerëzve me aftësi të kufizuara. Në kuadrin e Forumit do të zhvillohet ekspozita “Teknologjitë dhe sistemet e informacionit”, në të cilën do të marrin pjesë kompanitë kryesore të IT, ndërmarrje dhe shkolla të larta të Nizhny Novgorodit, Moskës dhe qyeteve të tjera.