0Ditët e shkencës siberiane, kushtuar 50-vjetorit të fluturimit të Juri Gagarinit në kozmos, do të hapen sot në një nga qendrat më të mëdha shkencore të SHBA - në Houston. Ato do ti zhvillojnë shkencëtarët nga qyteza akademike e Novosibirskut, të cilët janë të lidhur me homologët e tyre amerikane me projekte të përbashkëta kërkimore në sferën aerokozmike dhe fushën e naftës dhe gazit. Shkencëtarët nga Novosibirsku do të dalin me referate në universitetet e vendit, do të zhvillojnë takime me përfaqësuesit e NASA-s, kompanisë së madhe të degës së naftës dhe gazit “Baker Hughes” si dhe me shkencëtarët nga Rusia, të cilët punojnë në Houston.