0Shteti do të vazhdojë edhe në të ardhmen të ndërmarrë masa për shtypjen e inflacionit, deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin. Sipas fjalëve të tij, disa ekonomistë mendojnë se ulja e nivelit të inflacionit është e nevojshme, para së gjithash, për frenimin e shpenzimeve shtetërore. Ndër to specialistët përmedin edhe subvencionet e normave të interesit sipas kredive. Putin shprehu besimin e vet në atë, se masat që po merren nga shteti do të lejojnë arritjen e qëllimit kryesor - uljen e nivelit të inflacionit deri në 5-6%.