0NATO filloi gjyetinë ndaj Muammar Gaddafit me qëllim të likuidimit të tij fizik, njoftoi Kanali televiziv britanik Sky News. Goditjet e dhëna mbi rezidencën e Gaddafit në Tripoli janë pasqyrim evident i një kursi të tillë. Nga ana e vet gazeta londineze “Daily Telegraph” njofton, se udhëheqjet politike të një sërë vendeve të Perëndimit iu drejtuan NATO-s me kërkesën për ta njohur Gaddafin si objekt për likuidim. Situata në Libi u ndodh në qorrsokak dhe një nga rrugëdaljet e saj është asgjësimi fizik i Muammar Gaddafit, citon gazeta mendimet e politogëve perëndimorë.