Sergei Lavrov pritet të mbërrijë me një vizitë pune në Chinval. Ai do të zhvillojë negociata me Presidentin e Osetisë së Jugut Eduard Kokoiti si dhe me drejtuesin e dikasterit të politikës së jashtme Murat Dxhiojev. Në rendin e ditës të negociatave janë përfshirë marrëdhëniet dypalëshe, rrugët e forcimit të bashkëpunimit, nënshkrimi i një sërë marrëdhënieve tejet të rëndësishme dhe bashkëveprimi i vendeve në drejtimin e politikës së jashtme. Përveç kësaj, Lavrov do të vizitojë bazën № 4 ushtarake ruse dhe do të njihet me ecurinë e punimeve rindërtuese në republikë. Rusia e njohu pavarësinë e Osetisë së Jugut në gusht të vitit 2008.