Projekti, sipas të cilit do të ndërtohet elektrostacioni atomik bjellorus, është një nga më të parrezikshmit në botë, deklaroi Drejtori i programeve të Korporatës shtetërore ruse “Rosatom” Sergei Bojarkin. Rusia ka nxjerrë mësime serioze për veten nga avaria që ndodhi në elektrostacionit atomik të Çernobilit. Ajo ka përpunuar normat më të rrepta të sigurisë në elektrostacionet atomike në gjithë botën, tha ai. Blloku i parë energjetik i elektrostacionit bjellorus planifikohet të vihet në shfrytëzim në vitin 2017, kurse i dyti - në vitin 2018.