Rusia si anëtare e “G-8”, “G-20” dhe BRIKS-ut zotëron mundësi unikale për mbështetjen e OKB-së në sferën e drejtimit ekonomik global. Me një vlerësim të tillë doli sot Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon në takimin me Presidentitn e Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Ai gjithashtu theksoi, se Rusia luan rol të rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare në Libi, Bregun e Fildishtë, në Korenë e Veriut dhe në Lindjen e Mesme, si dhe shprehu besimin, e bashkëpunimit të mëtejshëm.