Shkarko audiofailin

0Fillimisht duam t’ju njohim me njoftimin e shkurtër të Agjencisë balltike BNS: Më 20 prill, në përvjetorin e radhës të ditëlindjes së Hitlerit, në malin Taurakalnis në Vilnius u dukën 3 flamuj me simbolikën naziste. Dhe jo thjesht flamuj, por 3 pëlhura të mëdha me kryq të thyer brenda një rrethi të bardhë në sfond të kuq. Dhe ata jo thjesht u dukën, por u ngritën në bazamente shtizash të palëvizshme. Sipas deklaratës së policisë së Vilniusit, ata që e bënë këtë gjë nuk janë identifikuar ende. Se sa kohë do të duhet për kërkimin e tyre dhe se me ç’rezultat do të përfundojë - kjo vetëm mund të merret me mend. Dhe mund të vihet në dyshim të madh vetë fakti nëse do ti kërkojnë vërtet ata, në qoftë se edhe në Vilnius, edhe në kryeqytetet e dy republikave të tjera balltike fqinje çdo vit zhvillohen marshimet e ish legjionarëve SS dhe bashkëpunëtorët e bashkëfajtorët e Hitlerit i shpallin atje “luftëtarë të lirisë”. Në këtë rast lind natyrshëm pyetja: Përse edhe me kalimin e 66 vjetëve pas shpartallimit të nazizmit nuk janë shkulur ende rrënjët e tij? Dhe, duhet thënë, jo vetëm në vendet e Balltikut. Pak kohë më parë botimi gjerman “Sϋddeutsche Zeitung” publikoi rezultatet e një studimi të kryer nga Universiteti Bielefeld (Bilefeld) në 7 vende të Bashkimit Europian - në RFGJ, Francë, Britaninë e Madhe, Itali, Portugali, Holandë, Poloni dhe Hungari. Rezultoi, se pikërisht njeriun që do të drejtonte vendin pa marrë parasysh prirjet, ndjenjat e zgjedhësve apo anëtarëve të parlamentit do të dëshironte të shihte në krye të shtetit çdo gjerman i tretë. “Pro” drejtimit të shtetit nga “një dorë e fortë” u shprehën 40% e francezëve dhe anglezëve, kurse në Spanjë dhe Portugali të tillë rezultuan 60%. Kurse gazeta serbe “Politika” konfirmon, në një artikull të madh analitik me titull “Marshimi europian”, se ndikimi direkt dhe indirekt i organizatave neonaziste po vjen duke u rritur nga Holanda dhe Belgjika nëpërmjet Austrisë, Hungarisë, Çekisë e Sllovakisë deri në Ballkan. Në një numër gjithnjë e më të madh parlamentesh po dominojnë ultra të dhjathtët, të cilët i sigurojnë vetes mandatin e deputetëve falë mbështetjes së neonazistëve. Megjithëse simbolika naziste është ndaluar në shumë vende të botës, vlerat, bindjet dhe pikësynimet e kësaj subkulture po vijnë duke marrë konturet e dukurisë globale, paralajmëron gazeta. Terreni i përshtatshëm për tendencat, prirjet e dhjathta ekstremiste tashmë ekziston, mendon edhe eksperti rus i Institutit të Evropës Vlladisllav Bjellov: “- Nacionalizmi, e dhjathta radikale dhe neonazizmi, - thotë Bjellov, - hedhin rrënjë e lulëzojnë pikërisht atje ku ka probleme të pazgjidhura ekonomike dhe sociale, qofshin këta emigrantët, apo qoftë kjo politika ekonomike. Këto janë mësime jo vetëm për Europën Perëndimore, por edhe për Rusinë. Rrugëdalja konsiston në zgjidhjen e problemeve social-ekonomike dhe ndjekjen e një politike të tillë, e cila të krijonte kushtet e nevojshme për bashkëjetesën paqësore të kombeve të ndryshme dhe në parandalimin, shtypjen e ashpër të gjithfarë përpjekjeve për nxitjen e urrejtjes etnike. Siç mendon shkencëtari, kërkimi i rrugëzgjidhjes së problemit - se si të bëhet kështu që ti rrëshqasë toka nën këmbë neonazistëve dhe radikalëve të dhjathtë - me sa duket nga të gjitha do të jetë kohëgjatë. Ndërsa tani për tani është bërë mëse evidente, se nuk mund të injorohet e të lihet jashtë vemendjes paralajmërimi i përmendur tashmë në gazetën serbe “Politika”: E keqja po tregon sërish dhëmbët e veta”.