Mbulesa e re, e sigurt mbi bllokun energjetik të elektrostacionit atomik të Çernobilit do të ndërtohet në vitin 2015. Për këtë deklaroi Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç, që vizitoi sot së bashku me Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon stacionin, në të cilin 25 vjet më parë ndodhi avaria më e madhe teknogjene në histori. Ai njoftoi, se për financimin e projektit më shumë se 30 vende donatore grumbulluan rreth 550 milionë euro. Vetëm Rusia financoi 45 milionë euro.