“Unë e zotëroj kaq mirë latinishten, saqë mund të drekoja bile dhe me vetë Julius Caesar (Giulio Cesare)”, - se si deklaroi njëherë para gazetarëve Berlusconi. Drekat e darkat Kryeministri italian preferon ti shtrojë me salltanete e luks të madh.

Kështu, për shembull, në dhjetor të vitit 2010 Berlusoconi organizoi në rezidencën e vet një darkë mjaft të sofistikuar dhe ftoi në të njerëz të famshëm nga bota e modës dhe teatrit. Mysafirëve iu propozuan 3 lloje verërash, kurse menuja përfshinte midis të tjerash vezë me zhardhokë kërpudhash (uove con tartufo), ravioli patatesh me tartufo, sufle me kërpudha të bardha (mbreti i kërpudhave), tortë me dhjathë të ëmbël të spërkatur me behare lëkure agrumesh të karamelizuar. Gjatë kohës së darkës Berlusconi u tregua mjaft i ngrohtë, i përzemërt e mikpritës dhe bile këndoi disa këngë në gjuhën franceze.

Si çdo italian Silvio Berlusconi krenohet pa masë me kuzhinën e vendit të vet. Dhe thekson me kënaqësi të madhe avantazhet e saj. Vërtet, e bën ngandonjëherë ai këtë në mënyrë pak fyese, pa takt kundrejt vendeve të tjera. “Finlandezët? Po ata nuk dinë as se ç’është proshuta (prosciutto)”, - kështu e argumentoi disa vite më parë Berlusconi faktin se përse duhet hapur selia e Agjencisë Europiane të Sigurisë Ushqimore në Parma të Italisë dhe jo në Finlandë. Kryeminstri italian siguronte, se Parma është bërë e famshme që prej kohësh me gjellët e saj më të mira të kuzhinës italiane, kështu që selia e Organizatës duhet të vendoset pikërisht atje.

Në Suomi, sigurisht, u ofenduan pak nga deklaratat publike që tingëlluan në adresë të kuzhinës së tyre kombëtare. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo pas disa vitesh Berlusconi përsëri u shpreh në mënyrë të pakëndshme, bile fyese rreth gastronomisë finlandeze, duke vënë në pah me të madhe meritat e proshutës italiane: “As që mund të bëhet kurrfarë krahasimi midis kulatello-s nga Parma dhe mishit të tymosur të drerit”. Por pavarësisht nga të gjitha këto sulme verbale, Kryeministri i atëhershëm finlandez Matti Taneli Vanhanen reagoi me qetësinë e vet karakteristike nordike: “Tema mund të konsiderohet e mbyllur. Unë nuk jam aspak kundër kuzhinës italiane. Mua më pëlqen shumë pjata me spageti (spaghetti), sigurisht në qoftë se salca nuk është fort djegëse”.

Kjo temë u mbyll përfundimisht në mars të vitit 2011, kur gjatë kohës së takimit të krerëve konservatorë të Bashkimit Europian në Helsinki Silvio Berlusconi shpjegoi, se sulmet e tij kritike në adresë të kuzhinës finlandeze u kushtëzuan nga lufta për të drejtën e selisë së Agjencisë Ushqimore Evropiane. Kurse darkën në Helsinki Berlusconi e karakerizoi si “të mrekullueshme” dhe bile kërkoi një racion të dytë “fileto jashtëzakonisht të shijshme mishi dreri verior”. Po në atë darkë në tavolinë u servirën edhe pure (paté) mishi lepuri dhe sandviçe me salmon.

0Ndërsa vetë Berluskoni me gjithë dashurinë e tij të madhe ndaj kuzhinës italiane (ndërkohë që pjata më e preferuar për të thonë se është mishi i viçit i gatuar ala-kaliforniançe - gjellë e kuzhinës italiane kjo pavarësisht nga emri i vet), hedh poshtë, shkatërron një nga stereotipet parimore mbi të - ai nuk suporton dot fare hudhrën. Edhe nga njerëzit që e rrethit të vet të ngushtë kërkon që të mos u ndihet kurrsesi era e hudhrës në frymëmarrje.