Shkarko audiofailin

0Bashkëveprimi ekonomik, ndër të tjera edhe bashkëpunimi në sferën energjetike, do të jetë në qendër të vemendjes së negociatave të Ministrit të punëve të jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Slloveni. Ai do të vizitojë 4 vende për 2 ditë. Moska ka ndërmend të mbrojë interesat e veta në këtë rajon. Dhe ajo është plotësisht e aftë ta bëjë këtë, veçanërisht atje ku fjalë bëhet për përfitime ekonomike, thotë analisti rus i Institutit të Ekonomisë Sergei Romanenko: “- Sigurisht, tani situata në Ballkan është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme. Sidomos po të krahasohet ajo me situatën që mbizotëronte atje në vitin 1995, mbas përfundimit të luftës në Bosnjë dhe Kroaci, dhe pas vitit 1999, kur mbaroi kriza në Kosovë dhe operacioni ushtarak i NATO-s. Aktualisht vendet e hapësirës postjugosllave po forcojnë pavarësinë e vet, nga njëra anë. Kurse nga ana tjetër, shumica e tyre po kërkojnë rrugët e vendosjes së bashkëpunimit si me Bashkimin Europian, ashtu dhe jashtë kufijve të tij. Dhe jo vetëm bashkëpunimit ekonomik, por edhe atij politik, - tha Sergei Romanenko. Për forcimin e pozitave të Rusisë në këtë situatë, arsyeton eksperti rus, është i domosdoshëm forcimi i lidhjeve me të gjitha shtetet e rajonit. Nuk ia vlen të lihet në harresë edhe ai fakt, se disa vende të Ballkanit pësuan deziluzion tashmë nga patronazhi i Uashingtonit. Një ndër të parat u bë Serbia, së cilës në vitin 2008 i shkëputën Kosovën në këmbim të sigurimeve të ëmbla për veshin, shumë ndjellëse mbi anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Europian. Aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian Beogradi e dorëzoi që në vitin 2009, por deri tani nuk po vëren asnjë rezultat konkret. Bashkëpunimi me Moskën, gjatë një situate të tillë, duket shumë më joshës. Meqenëse në këtë rast ai përfiton pjesëmarrjen në ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”), modernizimin e hidrocentraleve serbe, rindërtimin e rrugëve hekurudhore dhe ripajimin e ushtrisë së Serbisë. Përveç të tjerash, Moska i dha Beogradit një kredi prej 800 milionë dollarësh. Në Serbi i druhen decentralizimit të brendshëm, ndërsa Moska del kundër krijimit të shteteve të reja në Ballkan. Shumë gjëra mund ti propozojë Rusia edhe vendeve të tjera të rajonit. Për shembull, turistët rusë po vizitojnë aktivisht pa viza Malin e Zi, edhe investimet ruse në këtë republikë vetëm për vitin e kaluar përbënë 120 milionë $. Dy herë më i madh është kontrubuti financiar i Moskës në Maqedoni. Bashkëpunimi me këtë vend po zhvillohet, kryesisht, në sektorët e naftës e gazit, atë të energjisë elektrike dhe industrisë së minierave. Qarkullimi i mallrave ruso-slloven në vitin 2010 përbëri 1,2 miliardë $. Rreth 200 ndërmarrje me pjesëmarrjen e kapitalit slloven tashmë punojnë në 50 rajone të Rusisë, edhe bashkëpunimi me Lubjanën nuk kufizohet vetëm me sferën ekonomike. Kështu që vizita e Kreut të MPJ të Rusisë Sergei Lavrov në Ballkan demonstron edhe një herë: se Ballkani ka qenë, është dhe do të mbetet një nga sferat e rëndësishme të interesave ruse.