Dimitri Medvediev, që mbërriti të dielën në qytetin siberian Irkutsk, diskutoi me Guvernatirin e këtij qarku Dimitri Mezencev çështjet e zhvillimit të biznesit të vogël. Siç vuri në dukje Kryetari i shtetit, pushtetet rajonale duhet të përdorin të gjitha mundësitë që disponojnë për eliminimin e pengesave administrative në rrugën e zhvillimit të biznesit sipërmarrës. Pasi vetëm biznesi i vogël krijon vende pune shtesë dhe u jep njerëzve mundësi vetrealizimi. Ai nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë, por krijon dhe degë të reja, përmendi Kryetari i shtetit.