0Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen është mëse i bindur, se Rusia dhe NATO, duke vepruar bashkarisht, mund të bëjnë shumë për forcimin e sigurisë ndërkombëtare. Për këtë ai deklaroi në mbledhjen e Këshillit Rusi-NATO që u hap në Berlin. Rasmussen përshëndeti krijimin e fondit të përbashkët për financimin e furnizimeve të helikopterëve dhe pjesëve të këmbimit për këto aparate fluturuese në Afganistan. Sipas fjalëve të tij, “kjo është dëshmi e radhës e asaj, se puna e përbashkët sjell rezultate të ndjeshme”. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës e quajti mbledhjen në nivel krerësh të MPJ “eveniment të rëndësishëm në rrugën drejt partneritetit strategjik”.