Shkarko audiofailin

0Autoritetet e kryeqytetit rus morrën vendimin për rritjen e numrit të hosteleve - hoteleve jo të shtrenjtë, pa komoditete të veçanta, në dhomat e të cilëve akomodohen njëkohësisht disa veta. Këto lloj hotelesh gëzojnë popullaritet të jashtëzakonshëm në gjithë botën, veçanërisht në qytetet e mëdha ku është fort i zhvilluar turizmi. Për shtresat e krevatit në disa hotele merret pagesë e veçantë. Mëngjesi ngandonjëherë përfshihet në çmimin e dhomës, por më shpesh në hotelet e sipërpërmendur ka kuzhina ku njerëzit që akomodohen në to mund të gatuajnë vetë ushqimin. Këto hotele, si rregull, janë shumë të pastër, ndërsa rregullat në to më të rrepta bile dhe se në hotelet me 5 yje. Në shumë hostele ndalohet pirja e duhanit, kurse në disa të tjerë ndalohet hyrja pas orës 24.00. Sipas informacionit të Komitetit për Turizmin të kryeqytetit, aktualisht Moskën e vizitojnë kryesisht biznesmenët dhe personat që vijnë me shërbim. Situata mund të ndryshonte në vektorin pozitiv në qoftë se ata që dëshirojnë të shohin Moskën nuk do ti trembnin çmimet e hoteleve. Pikërisht këtu dhe duhet të luajnë rolin e vet hostelet. Ndërkohë që çmimi i akomodimit në to nuk duhet ti tejkalojë çmimet në Evropë, domethënë duhet të jetë jo më shumë se 40 euro në ditë, mendon Drejtori administrator i sistemit të klubeve GOST Vadim Prasov: “- Kjo është e nevojshme për joshjen e asaj kategorie njerëzish, të cilët preferojnë të akomodohen në hostele. Shërbimet që ofrohen në hostele janë gjithkund minimale. Në disa raste ato propozojnë fjetjen dhe mëngjesin, kurse ngandonjëherë vetëm fjetjen. Hosteli është vend për të kaluar natën. Interjeret e hosteleve janë modeste, ndofarë mrekullish arkitekturore nga projektuesi nuk parashikohen në to”, - tregon Vadim Prasov. Në momentet aktuale në Moskë veprojnë 45 hostele, numri i përgjithshëm i dhomave të tyre arrin në 2.300. Ndërsa, sipas informacionit të Komitetit për Turizmin, duhen 3 herë më shumë. Hotelet e parë të këtij tipi u dukën 6 vjet më parë. Edhe disa të tjerë planifikohet të hapen deri në fund të vitit 2011, në veçanti, në godinën historike të Moskës në rrugicën Stoleshnikov. Godina, në të cilën është vendosur hoteli, është një ndër më të bukurat në Moskë. Dhe ky do të jetë hosteli më i madh në Moskë. Sipërfaqja e tij do të përbëjë 850 metra katrore. Në të janë parashikuar 153 dhoma, ndërsa çmimi i akomodimit për 1 natë do të jetë nga 20 deri në 25 euro. Ekspertët konfirmojnë me bindje të plotë, se hostelet kanë një sërë karakteristikash unikale dhe për këtë arsye shumica e të ardhurve do të preferojnë në akomodohen pikërisht në to. Duke jetuar në një dhomë njerëzit kanë mundësi të njihen me njëri-tjetrin, ndër të tjera edhe me banorë të vendeve të tjera, të komunikojnë më shumë. Dhe, siç thonë specialistët e degës së turizmit, pikërisht kjo dhe i bën njerëzit më të lumtur.