Komiteti organizativ “Sochi 2014”, Banka Qendrore e Federatës Ruse, Gosznak dhe Sberbanka e Rusisë deklaruan për fillimin e programit monetar “Sochi 2014”. Do të prodhohen 46 lloje monedhash përkujtimore dhe investuese prej ari, argjendi dhe metalesh me ngjyrë. Për herë të parë për Lojrat do të hidhet në përdorim monedha e re me vleftë 25 rubla, dhe për herë të parë në monedhat ruse do të jetë jo shqiponja me dy koka, por emblema kombëtare e Federatës Ruse.