0Opera e parë mbi poeteshën Anna Amatova e kompozitorit Bruno Mantovani korri sukses të madh në skenën franceze të l'Opéra Bastille. Siç tregoi autori i linbretit Christoph Grist, ai e zgjodhi këtë subjekt meqenëse e njeh mirë dhe e adhuron krijimtarinë e Anna Ahmatovës. Ngjarjet e operas zhvillohen në periudhën e viteve 1938-1956. Shikuesi në minutat e para zhytet në atmosferën e rëndë të represioneve staliniste. Veprimet në skenë shoqërohen nga një muzikë alarmuese dhe ngjyrat e dekorit bardhë e zi. Sipas fjalëve të Gristit, shumicën e shikuesve i tronditi thellë në shpirt fati i poeteshës ruse.