0Regjimi i Muammar Gaddafit i shfrytëzon refugjatët klandestinë si instrument ushtrimi presioni mbi vendet e Evropës. Në një konkluzion të tillë arritën deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës sipas rezultateve të debateve të zhvilluara në sesionin e saj në Strasburg, kushtuar situatës në Libi. Në rezolutën e PACE thuhet, se situata humanitare në Itali dhe në Maltë mund të keqësohet në mënyrë të ndjeshme në qoftë se fluksi i refugjatëve nga Libia do të vazhdojë të rritet për shkak të veprimeve të Gaddafit. Në sesionin e sipërpërmendur u morr vendimi që ti propozohet Komisionit Europian të vërë në veprim direktivën speciale të CE, në përputhje me të cilën të gjitha shpenzimet për sistemimin e emigrantëve të ndahen midis anëtarëve të Bashkimit Europian.